Nora Gjakova u eliminua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë, pasi u mund nga bullgarja Ivelina Ilieva.
Mirëpo, xhudistes kosovare nuk i janë shuar krejt shpresat për medalje.
Gjakova do ta kërkojë medaljen e bronztë, pasi do të përballet me britaniken Nekoda Smythe Davis.
Pa dyshim, medalja e bronztë do të thoshte shumë për Norën, e cila është në kërkim të pikëve finale që e dërgojnë në Olimpiadën e Rios.
Pas Majlindës edhe Nora mund t’i sjell Kosovës medalje.