Oficeri i Shërbimit Sekret, Gary Byrne po kthehej sërish në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, kur ai dhe një koleg u përballën me një shërbyes.
Ai thjesht po hapte derën e Dhomës së Hartave, duke menduar se do ishte bosh në atë moment.
Prandaj nuk trokiti.
Ishte një gabim i madh.
Byrne thotë se brenda dhomës ai pa presidentin Bill Clinton, në një ‘pozicion’ kompromentues mbi tavolinën e Dhomës së Hartave, me një prezantuese bionde bukuroshe.
Vajza ishte Eleanor Mondale, vajza e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Walter Mondale.
Çifti nuk po diskutonte për politikë.
Shërbyesi mbylli derën shumë shpejt dhe tre dëshmitarët u larguan.
Askush nuk foli më.
Por tashmë Byrne ka vendosur t’i thotë gjërat në një libër plot me kritika për çiftin Clinton, përcjell mapo.al.
Ai flet për ‘kurvëritë’ e Bill dhe natyrën diktatoriale të Hillary.
Libri ‘Kriza e karakterit’ vjen në kulmin e fushatës zgjedhore në SHBA, ku Hillary Clinton pretendon të bëhet presidente.
Kritikët thonë se për shkak të natyrës së profesionit që ka pasur Byrne, nuk duhej të thoshte gjërat në publik.
Byrne ishte ndër të parët që kishte ngritur pikëpyetje se përse Monica Lewinsky kishte akses kaq të lirshëm tek Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë.
Eleanor Mondale vdiq në moshën 51-vjeçare nga kanceri në tru.