Site icon Telegrafi

Ja si interpretonte dikur Aurela Gaçe me këngët e Albërie Hadërgjonaj (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe e ka nisur shumë e vogël karrierën e saj, ndërsa më vonë statusi i saj prej këngëtareje është forcuar me pjesmarrjet në festivale dhe me trofe të shumta.

Por, jo të gjitha këngët e interpretuara nga ajo kanë qenë origjinale të saj, Aurela nuk ka hezitur që dikur të këndojë edhe këngë të kolegëve..

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram një video e cila shihet të jetë bërë gjatë vitit 2000, atëherë kur ajo këndonte këngën “Mirësia dhe e vërteta” të këngëtares së madhe Albërie Hadërgjonaj.

Kjo këngë ka qenë fituese e Festivalit të Rtsh-së në vitin 1998, gjersa teksti dhe melodia e saj e mirëfilltë përkonin me situatat dhe ngjarjet e luftës në Kosovë.

Në mbishkrimin e videos, Aurela ka sqaruar se shumë shpejt do të vijë sërish me disa ripërpunime të tilla, për të kujtuar tingujt e nostalgjisë të asaj kohe. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CVWR7oFvRWs

Exit mobile version