Site icon Telegrafi

Ja si ia ‘lëshoi’ Liria ndeshjen Istogut për t’u bërë kampion! (Video)

Stadiumi që ishte i stërmbushur nga tifozët dhe adhuruesit e këtij ekipi shpërtheu në festë së bashku me lojtarët dhe stafin e Istogut në fund të ndeshjes.

Mirëpo, e vërtetë rreth kësaj fitoreje doli në sheh nga kamerat e KTV-së të cilët e kapën qartazi trukimin e kësaj ndeshjeje, që padyshim se është një turp i madh për futbollin tonë.

Tek po afrohej fundi i ndeshjes, saktësisht edhe pesë minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, me të kuptuar se ndeshje mes Ballkanit dhe Vëllaznimit ishte kryer baras, rezultat ky që i jepte rast Istogut që me fitore ta fitojë titullin, filluan disa biseda të pazakonta ndërmjet zyrtarëve të Istogut dhe atyre të Lirisë afër bankave rezervë të të dyja ekipeve.

Më i zëshmi doli të jetë zyrtari i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj, i cili ndër të tjera shihet dhe dëgjohet në pamjet e KTV-së duke urdhëruar lojtarët me fjalën “lëshone”. Ai madje afrohet edhe më shumë drejt zonës së lojtarëve të Lirisë në disa pamje tjera ku vazhdon komunikimin verbal dhe fizik me lojtarët prizrenas. Dhe, pas këtyre prapaskenave që ndodhnin edhe në sy të vëzhguesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk vonoi goli.

Një reagim i dobët i mbrojtjes mysafire bëri që Selim Bajramaj të shënojë golin e tri pikëve dhe të titullit për Istogun.

Ne ju ftojmë të gjithëve ta shikoni videon në vazhdim dhe ta shpërndani këtë lajm për t’ia bërë me dije të gjithëve se çfarë po ndodh në futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version