Nga fotot që i ka siguruar Telegrafi, shihet se si është futur në “kafaz” metalik kutia e një kompjuteri. Ndërsa, pjesa metalike është lidhur për tavoline.
Ky kompjuter ndodhet në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa përdoret shpesh për t’u lidhur me projektor gjatë ligjëratave. /Telegrafi/