Telegrafi

Ja si “gjëmon” Hennessey Venom F5 kur lëvizë me shpejtësi në mbi 400 km/orë

Prodhuesi amerikan ka publikuar një video në të cilën po teston Venom F5 të shumëpritur, i cili duhet të thyejë kufirin e 500 km/orë.

Qëllimet janë të mëdha, por testet bëhen hap pas hapi.

Kështu, videoja e fundit zbulon bishën amerikane, pra me modalitetin Unlocked Mode F5 në të cilin thuhet se do të jetë në gjendje të arrijë deri në 483 km/h, madje edhe mbi kufirin prej 500 km/h, që John Hennessey shpreson.

Videoja më e fundit tregon John dhe një anëtar të ekipit nga Audi duke shikuar Venomin e tij duke garuar në pistë ndërsa japin një tingull të pazakontë motori që shkon përtej asaj që pritet nga një bishë V8.

Hennessey shpjegoi se ata po kontrollojnë stabilitetin me shpejtësi më të larta se 400 km/orë. /Telegrafi/