Telegrafi

Ja si i feston Buffon fitoret në Euro 2016, duket se kjo po i sjellë fat (Foto)

Përfaqësuesja e Italisë ka fituar ndaj Spanjës me rezultat 2-0.

Një ndër më meritorët që erdhi kjo fitore për italianët ishte edhe portieri Gianluigi Buffon, i cili me pritet e tij fantastike arriti të mbajë portën e paprekur.

Por, duket se veterani italian ka gjetur gjestin e tij fatsjellës.

Lexo më shumëKëta janë 11 ‘pleqtë’ e Kampionatit Evropian, në mesin e tyre një shqiptar (Foto)

Buffoni pas çdo fitore vrapon te porta ku janë të mbledhur tifozët italian dhe kap shtyllën horizontale.

Duket se kjo po i sjell fat dhe kështu Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet, edhe pse një herë është rrëzuar dhe ka mundur ta pësonte keq. /Telegrafi/

Lexo më shumëBuffonit nuk i shkoi aq mirë festa, shikoni momentin e rrëzimit të portierit italian (Foto/Video)