Telegrafi

Ja si e takova alienin në parking

Asaj i kujtohet sesi i kishte treguar burrit të saj për atë njeri, i cili duhej i hirtë, bile edhe tepër i zbehtë, tepër i hollë, bile edhe flokët i dukeshin disi ndryshe, jo normale.

Ata kishin filluar që të frikësoheshin nga ai dhe burri i gruas kishte vendosur që, sapo të hynte brenda, ta paraqiste atë njeri te sigurimi. Gruaja tregon se si, pasi e kishte lënë burrin te puna, kishte filluar që të kthehej në shtëpi, por kur e kishte shikuar edhe një herë njeriun e gjatë, kishte parë se ai nuk kishte vënë syza, sikur që i ishte dukur në fillim, por sytë i kishte të tillë, të mëdhenj dhe të zi, transmeton syri.net.

Ai i rrihte qepallat disi çuditshëm. Gruaja tregon se edhe ai njeri i çuditshëm në një moment e kishte shikuar gruan në sy, me ç’rast ajo kishte pasur përshtypjen se, sikur të donte, ai njeri nga parkingu do të mund të futej në veturën e saj, pa probleme.

Por, përkundër kësaj, gruaja sikur e ndjente se ai nuk gjendej këtu për t’i bërë keq ndokujt. Kur kishte shikuar edhe një herë, njeriu misterioz i gjatë nuk gjendej më aty