Telegrafi

Ja si e shpëtuan prizrenasit qenin që po rrezikonte të mbytej në lumë (Video)

Disa qytetarë të Prizrenit sot kanë treguar solidaritet, duke shpëtuar një qen që po rrezikonte të mbytej në lumë.

Qytetari Aid Durguti, i cili ka postuar videon në Facebook, thotë se sot “duke pirë kafe pranë lumit Marash në qytet të Prizrenit ndërmorëm një iniciativë humane për t’i ndihmuar qenit, i cili kërkonte ndihmë për të dalë jashtë lumit me mure të larta”, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se sapo e kanë parë qenin, që kishte ngelur në shtrarin e lumit, të rrethuar me mure të larta, kanë telefonuar zjarfikësat, të cilët erdhën shumë shpejt dhe nxorën qenin nga lumi. /Telegrafi/