Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se në ora 15:00 do të jepet lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Konferencën për shtyp do ta mbajnë komisionari Avramapolous dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Por, si duket ky lajm po pritet me padurim dhe në ankth edhe nga anëtarët e kabinetit të ministrit të Integrimit, Bekim Çollaku.
Në fotografi, përveç këshilltarit Fisnik Rexhepi, janë edhe pjesa tjetër e kabinetit të ministrit Çollaku. /Telegrafi/