Gazetari Tomislav Kezharovski zgjodhi një mënyrë interesante për të rikujtuar 23 tetorin e vitit 2013, kur një numër gazetarësh doln në protestë para muzeut te OBRM-së, për t’i dhënë mbështetje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetarët ishin ndaluar që të protestojnë qetësisht para Muzeut të OBRM-së, nga ana e forcave policore. Protestat ishin paralajmëruar para këtij objekti, por kur gazetarët filluan të tubohen, policia dhunshëm i shtyu drejt qendrës “Filipi i Dytë”, dhe nuk i lejoi që të afrohen drejt objektit.
Kezharovski doli te vendi i ngjarjes, për të rikujtuar gjithçfarë ndodhi aty, dhe i ndodhi atij, duke mbajtur në dorë një lule.
Kezharovski u dënua me 4 vjet e gjysëm burg, për zbulimin e një dëshmitari të mbrojtur. Për lirimin e tij bënë thirrje një pjesë e madhe e organizatave joqeveritare të vendit dhe të huaja që merren me lirinë e mediave dhe të drejtat e njeriut./Telegrafi/