Site icon Telegrafi

Ja si e kishte paralajmëruar shkrimtari arab seleksionimin natyror 1000 vjet para Darvinit (Foto)

Por Darwin nuk ishte i pari që kishte kuptuar dhe njohur procesin e komplikuar të seleksionimit natyror. Shumë kohë para se ai të botonte më 1859 librin aq të famshëm: "Mbi origjinën e specieve përmes seleksionimit natyror, ose ruajtja e racave të favorizuara në luftën për jetë", në anën tjetër të botës, një njeri tjetër i kishte rënë në fije këtij procesi natyror.

Është fjala për shkrimtarin arab, Abu ‘Uthman ‘Amr ibn Bakr al-Kinani al-Fuqaimi al-Basri, i njohur më shumë si Al-Jahiz – Sy-Çakërrituri, i cili u lind rreth vitit 776, pak kohë pas themelimit të Bagdadit nga kalifi Abasid al-Mansuri. Al-Jahiz-i u rrit në Basra, që së bashku me Kufën, rivalen e saj, ishin dy qendrat më të rëndësishme intelektuale të kohës.

Ai shkroi mbi 200 vepra, nga të cilat deri te ne kanë arritur vetëm tridhjetë dhe u takojnë përmbajtjeve të ndryshme si zoologjia, gramatika arabe, poezia, retorika dhe leksikografia.

Por vepra më e rëndësishme e tij, është "Libri i kafshëve" (Kitab al-Haywan), i cili përbëhet nga 7 vëllime. Në këtë libër, ai shkruan edhe për konceptin e seleksionimit natyror, që rëndom i atribuohet Charles Darwinit, shkruan Koha.net.

80 folie të "Librit të kafshëve" (pra rreth 1/10 e tekstit origjinal) ruhen në Biblotekën Ambroziane në Milano. Ky koleksion i takon shekullit të XVII dhe mban emrin e dikur pronarit të tij ‘Abd al-Rahman al-Maghribi, i vitit 1615.

Të tjera vepra me rëndësi të Al-Jahizi janë edhe: "Arti i mbajtjes së gojës kyçur", "Kundër shërbyesve civilë", "Lëvdimi i tregtarëve", "Ushqimi arab" dhe "Mendjelehtësia dhe serioziteti".

Al-Jahizi vdiq aksidentalisht në Basra më 868, kur u shtyp për vdekje nga një pirg librash në bibliotekën e tij. 

 

Exit mobile version