Gatuaj orizin dhe mishin e bardhë në salcë dhe bëj pilafin turk për drekë
Pilafi bëhet nga orizi dhe mishi i pulës. Në mënyrë që pilafi të jetë me lëng, preferohet që të hidhet e gjithë pula dhe të hidhet rregullisht lëng mishi.
Për të bërë pilafin sipas recetës turke, mjafton vetëm mishi i bardhë dhe perimet, si dhe orizi. Mishi i bardhë nuk do të jetë i thatë sepse është i skuqur në salcë me domate dhe speca. Tani nuk keni pse ta piqni në furrë, gjithçka mund ta përfundoni në një tavë.
Përbërësit:
– 2 speca të kuq,
– 2 speca të gjelbër,
– 1 qepë,
– 2 domate,
– 3 lugë vaj ulliri,
– 700 gr fileto pule,
– 350 gr oriz,
– 1 lugë çaji pure domatesh,
– 200 ml ujë të vluar.
Përgatitja:
Pritini specat, domatet dhe qepët në kubikë. Skuqini qepën në pak vaj, më pas shtoni specat.
Pas disa minutash shtoni mishin e prerë në kubikë. Hidhni erëza sipas shijes, më pas shtoni domatet.
Ziejeni derisa mishi të jetë gati. Shtoni orizin e larë dhe hidhni ujë.
Mbulojeni dhe ziejeni derisa të bëhet gati. Nëse e shihni se është i thatë orizi, rrisni sasinë e ujit.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.