Edhe e patrukuar, Renee Zellweger-in nuk e njeh dot. Këtë fundjavë ajo u kap për herë të parë nga paparacët, që pas ndarjes së çmimeve Elle Style Awards.
25-vjeçarja, e cila i ka quajtur spekulimet për një operacion plastik si ‘budallallëqe’, u shfaq e lodhur në rrugët e Misisipit, ku po xhiron filmin e saj të ri.
Kur paparacët po e pyesnin për ndryshimet në fytyrën e saj, ajo tha: "O Zot! Do më bësh atë pyetjen! A mund të më lësh të kaloj të lutem? Unë kam gjëra më të mira për të bërë dhe jam e sigurt që edhe ti ke."