Telegrafi

Ja si duket fanella e Barcelonës për sezonin e ri (Foto)

Ka rrjedhur në internet fanella e Barcelonës për sezonin e ri 2016/2017.

Një fotografi e fanellës së re ka rrjedhur sot në internet dhe Telegrafi e ka siguruar atë.

Barcelona pritet që në sezonin e ri të shfrytëzojë fanellë më tradicionale që kemi parë edhe në të kaluarën, për dallim prej këtij sezoni ku vijat ishin horizontale.

Fanellat e reja janë aktualisht pa sponsor, derisa të arrihet një marrëveshje e re, shkruan Telegrafi.

A po ju pëlqen fanella e re? Shprehuni në hapësirën për komente…