Telegrafi

Ja si duket Arta pa “makeup” (Foto)

Arta Bajrami ka publikuar një fotografi ndryshe në profilin e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur që pamjes së saj i kushton mjaft rëndësi, është shfaqur pa grim duke treguar fytyrën e saj të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Më këtë rast ajo ka shfrytëzuar rastin të tregojë se në fytyrën e saj është çdo gjë origjinale dhe se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike.

Ndryshe Arta po shijon muajt e parë të shtatzënisë me fëmijun e saj të dytë, gjinia e të cilit është djalë./Telegrafi/.