Partia Socialiste ka hapur arkivat, duke publikuar një video të hershme, të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist.
Pikërisht në këtë video shfaqen të rinj, disa nga politikanët e rëndësishëm sot, por edhe ish-politikanë: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Erion Braçe, Pandeli Majko, Fatos Nano.
Një rini krejt ndryshe nga e sotmja, po të mendosh se video është realizuar 24 vite më parë.
Përveç takimit formal në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë janë filmuar edhe duke kërcyer, kënduar, e duke u gostitur me të mirat e kohës.
Nga kërcimi modern i Musa Ulqini, te kënga për përmetaren e Monika Kryemadhit.