Telegrafi

Ja sa ndryshe performonte Getoari në vitin 2002 (Video)

Një video e 14 viteve më parë na tregon se si janë dukur disa nga yjet e sotme të muzikës, në atë kohë.

Pjesë e kësaj video të gjiruar nga Zico janë Getoar Selimi, Adelina Ismajli, Zanfina, Naser Berisha, Don Pishi, VjollcA Haxhiu dhe Benet Kaçi.

Ai që bie më së shumti në sy për ndryshimin e madh me ditët e sotme është Getoari, i cili shfaqet krejtësisht ndryshe, i veshur me kostum të kuq dhe duke kënduar e kërcyer këngë jashtë zhanrit të tij të tanishëm. Kjo performancë e grupit ka qenë për festat e fundvitit dhe teksti i këngës është mjaft gazmor dhe atmosferik. /Telegrafi/.