Ato mbase mund të kenë para, garderobë dhe stil jetese që ne vetëm mund t’i ëndërrojmë, por shumica e supermodeleve e kanë filluar jetën ashtu si ne.
Njihuni me fëmijët më të lezetshëm që ecën përpara, për tu bërë superyje dhe për të pushtuar pasarelat.
Miranda Kerr
Miranda Kerr, 32- vjeçarja zeshkane që binte në sy për vrimat në faqe dhe për ngjyrën e veçantë të syve. Ajo ishte e destinuar për të ndjekur fushën e modelingut.
Naomi Campbell
Duke parë këtë fotografi të ëmbël të londinezes 45 – vjeçare, ju kurrë nuk kishit për ta meduar se ajo kur të rritej do të kishte një reputacion të tillë që ka sot.
Gisele Bundchen
Bukuroshja braziljane, 35 – vjeçe, është modelja që ka fituar më shumë para, ajo ishte mjaft e bukur edhe kur ishte fëmijë.
Cara Delevinge
Askush nuk mund ta mendonte se është 23 – vjeçarja Cara me vetullat e trasha dhe të errëta, duke parë këtë fotografi të saj të fëmijërisë.
Kate Moss
42 vjeçarja nga Croydon mbetet një nga modelet më të nxehta në biznes dhe duke e gjykuar nga kjo fotografi tërheqëse, ajo ishte e destinuar për pasarelën.
Gigi Hadid
Ajo mund të ketë vjedhur zemrën e ish-yllit të 1D Zayn Malik, por modelja 20 – vjeçare amerikane ka patur që e vogël pamjen e denjë prej modeleje./tvklan.al