Gjersa pret që së shpejti të bëhet nënë, Vesa Luma kujton me nostalgji ditët e fëmijërisës së saj.
Në rrjetet sociale ajo ka publikuar një fotografi shumë të vjetër, transmeton Telegrafi.
Fotografia është e vendosur në kopertinën e një libri, që tregon angazhimet e Vesës në aktivitete që e vogël.
Këngëtarja aktualisht është shkëputur nga muzika pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Lian./Telegrafi/.