Sot Shkupi duket shumë ndryshe falë projektit ”Shkupi 2014”. Fotografi Alan Grant ka vizituar dhe ka dokumentuar Maqedoninë me fotografi se si dukej në vitin 2007 dhe fotografitë i nxjerrin në ueb faqen pbase.com, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo që shihet nëpër fotografi është naturaliteti i qytetit, pa statuja dhe barok. Në qendrën e qytetit në vitin 2007 nuk ka qenë as statuja e ”Ushtarit në kalë” apo siç njihet ndryshe statuja e Aleksandrit të madh./Telegrafi/