Megjithë ardhjet e shumë femrave të reja në skenën muzikore shqiptare, Leonora Jakupi vazhdon të mbajë primatin si njëra nga më të bukurat.
E bukur dhe simpatike këngëtarja ishte që fëmijë, kjo shihet në një fotografi të vjetër nga fëmijëria e saj, transmeton Telegrafi.
Leonora ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj të 37, duke zgjedhur Turqinë si destinacion ku ka udhëtuar me miqtë e saj për të festuar.
Ndryshe në aspektin muzikor ajo sapo ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Gold Ag, i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku./Telegrafi/