Telegrafi

Ja si dukej Eneda Tarifa 10 vite më parë (Video)

Eneda Tarifa është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera, në të gjitha trevat shqiptare.

Ajo këtë vit, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”, ku edhe pse nuk arriti në finale, pati një paraqitje mjaft dinjitoze.

Këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instagram, ku ka treguar se si dukej para 10 viteve.

Sigurisht që ndryshimi është drastik, krahasuar me 10 vite më parë, por Eneda është prapë se prapë nostalgjike për këngët dhe dukjen e saj në atë kohë.

Para një jave ajo ka publikuar edhe projektin e saj më të fundit, këngën “Fairytale” në versionin ‘summer remix’. /Telegrafi/