Telegrafi

Ja si dukej 71 vjet më parë bunkeri ku kaloi orët e fundit Hitleri (Foto)

“Çdo gjë që zotëroj i takon – për sa kohë që ka ndonjë vlerë, Partisë. Nëse kjo nuk ekziston më, Shtetit; nëse është shkatërruar edhe Shteti, nuk ka më nevojë për ndonjë vendim timin”, tha Hitleri.

“Unë dhe gruaja ime, në mënyrë që t’i shpëtojmë fatkeqësisë së dorëzimit apo kapitullimit, zgjedhim vdekjen. Dëshira jonë është që të digjemi menjëherë në vendin ku kam kryer pjesën më të madhe të punës time të përditshme gjatë dymbëdhjetë viteve që i kam shërbyer popullit tim”.

Pak më vonë gjatë asaj dite Hitleri mësoi se kundërpala e tij italiane Benito Mussolini ishte ekzekutuar nga një turmë partizanësh anti-fashistë./mapo/