Ja si e arrin këtë dhe me cilin temp i ndryshon frizurat për të qenë e rregulluar, transmeton Telegrafi.
Dita I – Larje dhe tharje
Ditën e parë e filloj me tharje klasike të flokëve, thotë Kim.
Dita II – Tekstura
Ditën e dytë flokëve u shtoj shampo të tharë, në mënyrë që të krijoj vëllim flokësh, këshillon ajo.
Dita III – Hekurosje
Ditën e tretë hekuros flokët, ndërkaq për shkak të shaposë së tharë flokët nuk janë të yndyrshme. Ndonjëherë i kreh nga prapa, shton bukuroshja.
Dita IV – Flokë të lëpira
Ditën e katërt shtoj vaj dhe u jap pamje sikur të jenë të lëpira. Më së shpeshti flokët i bëj në formë bisht kali apo gërshet në majë koke. Ky është plani im për flokët, ndërkaq ditën e pestë ia filloj nga e para. /Telegrafi/