Telegrafi

Ja si dështojnë hajnat gjatë vjedhjes (Video)

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar pamje tronditëse të grabitjes së një banese në mes të ditës në Essex, në veri të Londrës.

Katër grabitësit mbërritën në banesë me një “Porsche”, ndërsa me shpejtësi njëri prej tyre ka shkatërruar me levë një kamera sigurie, transmeton albeu.com.

Më pas, katër grabitësit, njëri prej të cilëve mbante në duar një armë zjarri, tentuan me të gjitha mënyrat të hapnin derën e banesës, ndërsa u filmuan nga një tjetër kamera e vendosur sipër derës.