Site icon Telegrafi

Ja shqiptari që kërkohet nga MPB për ”Revolucionin Laraman” (Foto)

Ismet Idrizi është shqiptari i vetëm në listën e 13 protestuesve që i ka shpallur në kërkim Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Idrizi dje është shpërndarë nëpër rrjetet sociale nga protestues të majtë duke e mbështetur dhe duke e bërë simbol të ”Revolucionit Laraman”.

Idrizi shihet në fotografi duke e shtyrë karrocën për persona të pa lëvizshëm ku është i ulur një protestues maqedonas. Për këtë protestuesit dhe organizatorët e ”Revolucionit Laraman” thonë se protesta është shumë nacionale./Telegrafi/

Exit mobile version