Site icon Telegrafi

Ja shifrat e shfrytëzimit të hekurudhave në Maqedoni

Sipas statistikave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në muajin tetor të vitit të kaluar, trenat e Maqedonisë kanë bartur 152000 udhëtarë, ndërkaq më pak udhëtarë ka patur në muajin janar, ku janë regjistruar vetëm 45000, transmeton Telegrafi.

Shikuar në afat të gjatë, në vitet 2013 – 2014, komunikacioni hekurudhor ka patur më pak shfrytëzues, krahasuar me periudhën 2009 – 2012. Sa i përket bartjes së mallrave, gjatë vitit 2015 janë bartur 100000 ton produkte në muaj, përveç muajit prill, kur janë bartur 86000 ton. /Telegrafi/

Exit mobile version