Telegrafi

Ja shenjat me “kode” që përdorin plaçkitësit, për të komunikuar me kolegët e tyre (Foto)

Në bazë të hetimeve është zbuluar se këto janë bërë nga plaçkitësit, për t’i njoftuar plaçkitësit tjerë, lidhur me gjendjen e shtëpisë.

“Shumë e rrezikshme, e mbikëqyrur nga kamerat apo nuk ja vlen të vidhet”, janë disa nga shenjat.

Këto shenja janë vendosur në mure, ndriçues kopshti apo edhe shtylla të ndryshme, e në hyrje të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Sipas hetuesve policor, këto janë disa nga kuptimet e shenjave:

Simboli me formën e dhëmbit, nënkupton “shtëpi me sistem alarmi”.

Katrori me një “X” në mes, nënkupton “hyni lirshëm”.

Një “X” në mes të rrethit, nënkupton se “nuk ja vlen të vidhet”.

Kubi nënkupton se “është një femër e lehtë, me të cilën mund të lidhesh shpejtë”.

“D” e madhe e shtypit, nënkupton “rrezik i madh”.

Për te treguar se në këtë shtëpi ka pasuri, përdoren “pesë rrathë”. /Telegrafi/