Site icon Telegrafi

Ja sesi u arrit të filmohej dhuna e Anjeza Shabanit ndaj fëmijës në kopsht

Vështirë se do të harrohet nga mendja jonë dhuna që administratorja e kopshtit “Diren” ushtroi ndaj një fëmijë vetëm 3 vjeç.

Ato pamje na pështjelluan mendjen dhe për një moment të gjithë njëherazi e “urryem” ish-gazetaren Anjeza Shabani.

Por, si u arrit të filmohej Anjeza, pikërisht në kopshtin që ishte pronë e saj. Dikush nga ne ka menduar se mos është “tradhtuar” nga punëtoret e saj, pra edukatoret e tjera.

Por jo e vërteta qëndron kështu.

Babai i djalit në çantën e tij në pjesën e jashtme të saj kishte varur një kamera të fshehtë, e cila qartësisht kapi çdo pamje dhe detaj të dhunës që administratorja e kopshtit “Diren” ushtronte ndaj këtij fëmijë të vogël, shkruan Mapo.

Dhunë kjo që pati jo pak pasoja në shëndetin fizik dhe psikologjik të fëmijës së vogël.

Exit mobile version