Telegrafi

Ja sëmundjet që i kuptoni nga barku

Por shkencëtarët kanë zbuluar se rrugët nervore mes zorrëve dhe trurit që shkaktojnë këtë fenomen mund të jetë i lidhur me sëmundje të tilla si Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë, (MS), si dhe disa probleme të shëndetit mendor.

Dr Anton Emmanuel, konsulent neuro-gastroenterologist në Universitetin College në Londër dhe në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë, shpjegoi: “Zorrët dhe truri ndajnë të njëjtën kimi nervore dhe kanë një dialog. Kjo është arsyeja pse kur ju ndjeni stresin dhe emocione të tjera të forta, të tilla si frika, ajo çon në simptoma gastrointestinale, si përshembull të shkuarit me nxitim në WC”,- tha ai.

Një studim i ri sugjeron se sëmundja e trurit mund të shkaktohet nga një zorrë e sëmurë për shkak se këto sinjale udhëtojnë në drejtim të kundërt.

Studimi gjeti se ata që vuanin sëmundjen e Parkinsonit kishin një prevalencë më të lartë të një gjendje tjetër që quhet rritje e jashtëzakonshme bakteriale të zorrëve të vogla, ose SIBO.

Në Sibo, bakteret zakonisht të padëmshme shtohen në numër të madh në zorrë të vogël.

Simptomat përfshijnë gazra të tepërta, fryrje të barkut, diarre dhe dhimbje barku, shrkuan Idea. Askush nuk është i sigurt se sa shumë njerëz e kanë atë, pasi ajo shpesh nuk diagnostikohet ose është ngatërruar me sindromën e nervozizmit të zorrëve, por vlerësimet janë deri në 300.000 të prekur në Britani. /Telegrafi/