Telegrafi

Ja se si e hedhin në ajër pulëbardhën (Video)

Pas disa sekondave heshtje por të buzëqeshur, djelmoshat presin më padurim momentin e shpërthimit të eksplozivit i cili hedh në ajër zogun e pafajshëm.

Një keqtrajtim i tillë, fatmirësisht nuk ka kaluar pa u ndëshkuar, dhe kështu këta dy djem për shkak të gjestit të pamatur kanë përfunduar në burg, transmeton Telegrafi.

Policia italiane e kishte parë këtë video në Facebook, pasi një numër i madh i njerëzve e kishin shpërndarë këtë video me qëllim që autorët e pashpirt të dënohen. /Telegrafi/