Site icon Telegrafi

Ja se çfarë u deklarua pas arritjes së marrëveshjes

Pas arritjes së marrëveshjes midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, me deklarata para mediave kanë dalë ambasadori amerikan Jess Baily, përfaqësuesi i BDI, Artan Grubi dhe ai i OBRM-PDUKM, Nikola Todorov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ambasadorit amerikan në Shkup, partitë janë obliguar për përmbushjen e reformave urgjente nga Raporti i Pribe, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

“Zëvendësministri i MPB nga radhët e BDI pas përfundimit të zgjedhjeve do ta merr pozitën udhëheqëse në polici nga e cila do të largohet ministri teknik nga radhët e LSDM”, ka deklaruar të jenë marrë vesh partitë, Artan Grubi nga BDI.

Ai ka thënë se partitë deri në 31 gusht do të bëjnë edhe një vlerësim nëse janë plotësuar kushtet për organizimin e zgjedhjeve

“Për mua ata punë të cilët duhet të zbatohen rreth listës zgjedhore dhe të tjerat, janë punë teknike dhe lehtë mund të përfundohen, dhe pas kësaj do të bisedojmë për datë të saktë që të jemi të sigurt se në atë datë do të ketë zgjedhje. Ajo që është e qartë është se kjo qeveri kalimtare do të ketë mandat deri në zgjedhje, pastaj populli do të vendos për kujt do t’ia jep mandatin e me këtë do të përfundojë edhe kriza politike në Maqedoni”, ka deklaruar përfaqësuesi i OBRM-PDUKM, Nikolla Todorov./Telegrafi/

Exit mobile version