Mundësinë për tu paraqitur si votues të sigurtë dhe që nuk janë të dyshimtë nëpër listat e votuesve në Maqedoni, e kanë shfrytëzuar 122 persona nga gjithësejt 39.502 qytetarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Deri tani, mundësinë për tu paraqitur e kanë shfrytëzuar gjithësejt 122 qytetarë edhe atë 5 persona duke u paraqitur personalisht në zyret e KSHZ-së dhe mundësinë online e kanë shfrytëzuar 117 qytetarë” thuhet në njoftimin zyrtar të KSHZ-së./Telegrafi/