Michael Mandiberg nga New Yorku, me anë të këtij projekti ka dashur të tregojë se çfarë është “Petabajti” – një milion gigabajt.
Meqenëse në Wikipedia janë 11.594.743 materiale, sipas llogarive të artistit del se mund të futen në 7.473 libra, transmeton Telegrafi.
Një pjesë të këtyre ai e ka “shtypur” dhe e ka ekspozuar në mënyrë që të tregojë se “sa të mëdha janë gjërat në të vërtetë”. /Telegrafi/