Site icon Telegrafi

Ja sa do të zgjasin reshjet e shiut?

Sot Shqipëria është zgjuar me reshje shiu. Por, sa do të vijojë ky mot i tillë?

Metereologët parashikojnë se reshjet e shiut do të vijojnë të paktë deri të premten.

Temperaturat kanë pësuar rënie, ndërsa sugjerohet që të mos i hiqni çadrat nga çanta deri në fundjavë.

Sipas Meteoalb, përveç prezencës së shirave në 2 ditët vijuese do të ketë edhe RËNIE të ndjeshme të temperaturave mesditën e së mërkurës dhe mëngjesin & mesditën e së enjtes. Edhe dita e premte nuk sjell ndryshime të ndjeshme të temperaturave ndërsa fundjava sjell sërish rritje. /Telegrafi/

Exit mobile version