Telegrafi

Ja sa do të kushtojë vaji i kanabisit nëpër barnatoret e Maqedonisë

Agjencioni maqedonase për barna dhe elemente mjekësore (Malmed) e ka konfirmuar çmimin e vajrave të kanabisit që do të mund ta bleni që nga e hëna, transmton Telegrafi Maqedoni.

Vaji me emrin “Kanobil Kanc” 300 ml dhe ”Kanobil Kanc” 600 ml do të jenë në dispozicionin tuaj.

Vaji “Kanobil Kanc” 300 ml do të shitet për 5544 denarë apo në kundërvlerë të euros: 90 euro.

Vaji ”Kanobil Kanc” 600 ml do të shitet për 9240 denarë apo në kundërvlerë të euro: 150 euro./Telegrafi/