Telegrafi

Ja sa do të kushtojë përmendorja e Nënë Terezës!

Përmendorja gjigante e Nënës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, ku do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro, dhe duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, 8 muaj pas shenjtërimit të saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmendorja do të jetë e lartë 32 metra ku dhe filloi vitin e kaluar në tetor, kurse Ministria për kulturë, si udhëheqëse e projektit, njoftoi se ndërtimi duhet të përfundojë për 18 muaj.

Më herët, në janar të vitit 2014, biznesmeni Subrata Roy, partneri jo i gjykuar i qeverisë së Gruevskit, tha se ai do ta ndërtoj përmendoren.

Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shadërvan. Në fontanë do të ketë edhe skulptura nga mermeri i bardhë të Nënë Terezës me fëmijën e sëmurë dhe prindërit si dhe shumë skulptura për rreth./Telegrafi/