Ministria e Financave ka nxjerr një vendim për mëditje për zyrtarët shtetërorë që udhëtojnë jashtë vendit.
Në bazë të këtij vendimi, zyrtarët shtetërorë që do të udhëtojnë zyrtarisht për në Shqipëri në bazë të shpenzimeve ditore do të marrin 130 euro, Austri 230 euro, Bullgari 178 euro, Kanada 230 euro, Haiti 188 euro, Izrael 290 euro, Japoni 250 euro, Kuvajt 290 euro, Zvicër 320 euro, Suedi 240 euro, Norvegji 230 euro, etj, shkruan Gazeta Epoka e Re.
Sipas këtij vendimi, kur zyrtari i një organizate buxhetore e ka të mbuluar pjesën e ushqimit pjesërisht, atëherë kalkulimet do të bëhet sipas rregullës së mëposhtme:
I mbuluar vetëm mëngjesi – 85% e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla
I mbuluar mëngjesi dhe dreka – 55% e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla
I mbuluar mëngjesi dhe dreka – 40 % e ushqimit dhe shpenzimeve të vogla
Ushqimi i mbuluar tërësisht – 20 % e shpenzimeve ditore (shpenzime të vogla). /Telegrafi/