Telegrafi

Ja sa rrymë elektrike është harxhuar gjatë muajit korrik

Në muajin korrik të vitit 2016, Maqedonia gjithsej ka shpenzuar 583.070 MW në orë, 11.751 milionë metre kub të gazit natyror, 494.249 ton karbon dhe 110.346 ton produkte të naftës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, 70.7 përqind prej energjisë së shpenzuar elektrike është nga burimet e brendshme, kurse 95.5 përqind nga gjithsej shpenzimet e karbonit janë përdorur për prodhim të energjisë. /Telegrafi/