Rezervat totale devizore në fund të muajit qershor arritën në 2.1588 miliardë euro, ose 5.6 milion më pak në krahasim me muajin e kaluar.
Këto janë të dhënat e Bankës Kombëtare të Maqedonisë.
Në të njëjtën periudhë në vitin 2015, Maqedonia kishte 2.2548 miliardë euro të rezervave devizore, e cila është 96 milionë më shumë se në qershor të vitit 2016.
Sipas të dhënave të njëjta, vlera e arit monetar në qershor ishte 259.9 milionë euro, ndërsa një muaj më parë shuma ishte 22,000,000 euro më pak, ose 237.9 milionë euro.
Në fund të qershorit të vitit të kaluar, ari monetar kishte vlerën e 230.8 milionë euro. Nga monedha e shtetit dhe depozitave në qershor u rezervua 240.2 milionë euro, çka është më pak prej 24.3 milionë euro në krahasim me muajin maj.
Një rënie prej 7,7 milion euro është regjistruar në qershor të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vlera e përgjithshme e depozitave të letrave me vlerë në qershor ishte në nivelin e 1.6539 miliardë euro, ose 3,4 milionë më pak se muajin e kaluar. Dhe mbi këtë llogari kishte 1,675,300,000 euro. /Telegrafi/