Site icon Telegrafi

Ja sa qytetarë të Maqedonisë marrin ndihmë sociale në para

Sipas Ministrisë për punë dhe politika sociale (MPPS), në Maqedoni ka 27119 qytetarë të cilët shfrytëzojnë ndihmën sociale në para, transmeton Telegrafi i Maqedonis.

Qytetet më të mëdhaja kanë numër më të madh të shfrytëzuesve të kësaj ndihme sociale. Më së tepërmi shfrytëzues ka Shkupi me 5918, pastaj Tetova me 3785, Kumanova me 3756, Gostivari me 2330, Prilepi me 1634, Velesi me 1180 dhe Manastiri me 1013 shfrytëzues.

Shuma e ndihmës sociale në denarë varet nëse bëhet fjalë për një person, apo për familje me fëmijë, kështu që për familje me pesë e më tepër anëtarë, ndihma sociale është 6689 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version