Sipas njoftimit më të ri, gjegjësisht deri më sot, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, deri në ora 13 të ditës së sotme (03.08.2016), në KSHZ janë paraqitur gjithsej 1224 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga këto qytetarë, 387 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 837 pjesa tjetër janë paraqitur përmes aplikacionit në internet. Gjithsej janë 39 mijë presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-a ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore. /Telegrafi/