Sipas njoftimit më të ri të KSHZ-së, gjegjësisht deri më sot, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, deri në ora 12:00 të ditës së sotme, janë paraqitur gjithsej 2.571 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga këto, 1.003 janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 1.568 janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.
Gjithsej janë 39.502 presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-ja ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore. /Telegrafi/