Telegrafi

Ja sa përdorues të internetit ka në Maqedoni

Në kontinentin e Evropës, numri i banorëve që shfrytëzojnë internetin është 73.5%, ndërksa në botë, ky numër është 49.3%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rajonin tonë, Kosova udhëheq me 84.4%, pastaj Greqia me 63.2%, Shqipëria me 62.7%, Truqia me 59.6%, Bullgaria me 56.7% dhe Rumania me 56.3%.

Ndërkaq, sipas Statistikave evropiane të popullatës dhe internetit dhe Agjencisë ndërkombëtare të telekomunikacionit, popullata e Maqedonisë që përdor internetin ka arritur në 1.4 milion, ose 68.1%./Telegrafi/