Site icon Telegrafi

Ja sa para planifikon të harxhojë KSHZ-ja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), u miratua plani financiar për shpërndarjen e mjeteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëri të ditur, anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, i gjithë buxheti do të jetë 456 milion e 664 mijë denarë, ndërkaq vetëm për shtypjen e fletëvotimeve dhe materialeve tjera, janë planifikuar 40 milion denarë./Telegrafi/

Exit mobile version