Site icon Telegrafi

Ja sa para mblodhi ”Revolucioni Laraman”

Fushata e ”Revolucionit Laraman” për të mbledhur financa, të destinuara për protestuesit të cilët janë paditur penalisht dhe për kundërvajtje, ka patur jehonë të madhe, me ç’rast janë solidarizuar edhe persona politik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar në faqen e facebookut të kafe barit „Izlet“, gjithsej janë mbledhur 15528 euro, ndërkaq Pavle Bogoevski, për agjencinë META ka deklaruar se paratë do të lëshohen në xhirollogari të të përndjekurve.

Ndryshe, me këtë fushatë u solidarzua edhe opozita maqedonase. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, ishin ndër të parët që kanë kontribuar./Telegrafi/

Exit mobile version