Site icon Telegrafi

Ja sa para marrin kampioni, nënkampioni dhe fituesi i Kupës nga UEFA

Nëse Feronikeli shpallet kampion i Kosovës në futboll e që është në rrugë të mbarë, do të fitojë 250 mijë euro nga UEFA si kampion i Kosovës.

Ndërkaq, vendi i dytë, e që aktualisht e mban Hajvalia, do të shpërblehet me 200 mijë euro.

Para të majme do të ketë edhe për fituesin e Kupës së Kosovës, që do të rrëmbejë 200 mijë euro.

Kështu ka deklaruar sekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

“Kampioni do të marr 250 mijë euro, vendi dytë 200 mijë dhe fituesi i Kupës po ashtu 200 mijë. Mjetet do të derdhen nga UEFA në xhirollogari të Federatës e më pas do t’i jepen klubeve. Kjo do të ndodhë këtë vit nëse pranohemi në UEFA”, ka thënë Salihu për emisionin ‘ARENA’ në Tribuna Channell.

Ndryshe, të martën do të votohet për pranimin e Kosovës në UEFA dhe nëse Kosova pranohet, me 13 maj pritet pranimi edhe në FIFA.

Exit mobile version