Arnold Gjergjaj nuk arriti që të përmbushë as pritjet minimale për të kur u nokatua në raundin e dytë të superduelit ndaj David Haye.
Haye ishte superior në secilin aspekt dhe i gatshëm për të përfunduar sa më herët duelin.
Dueli mes Gjergjajt dhe Hayes u prit shumë në Angli dhe këtë e dëshmon prezenca e Jose Mourinhos në këtë sfidë, shkruan Telegrafi.
Gjithsej në 3.2 milionë britanikë shikuan duelin e madh i cili u prit të jetë më sfidues se sa që ka qenë, duke parë që Arnold Gjergjaj nuk pësoi humbje deri para duelit me David Haye.
Kështu pritjen e madhe Gjergjaj nuk e shpagoi e as ata që ishin të pranishëm në impiant, e të cilët paguan shuma të shtrenjta për biletat e kësaj përballje të cilësuar si përballje kolosësh. /Telegrafi/