Site icon Telegrafi

Ja sa lidhje dashurie ka pasur Kida

Orhidea Latifi më emrin e artit të cilët e njohin tashmë të gjithë Kida është njëra ndër këngëtaret më të sukseshme të momentit.

Atë e pelqejnë pothuajse të gjitha moshat, këngëtarja në fjalë ka pranuar se asnjëherë nuk ka qënë në një lidhje, arsyeja e këngetares është sepse ajo është shumë e angazhuar rreth karrierës.

“Nuk kam qenë asnjëherë në një lidhje”, ka thënë ajo duke qeshur në emisionin ‘Nin’ , “Jam shumë e re, kam kohë”.

Ajo ka treguar se për shkak të muzikës, koncerteve dhe produksioneve të reja, i është dashur që gjithë kohën që i mbetej, ta shfrytëzonte për shkollën.

Exit mobile version